Ua dëmtoi tërmeti, 180 familje në Durrës peticion qeverisë: Të na ndërtohen pallatet

schedule18:09 - 28 Maj, 2022

schedule 18:09 - 28 Maj, 2022

180 familje të lagjes 5 të Durrësit kanë nënshkruar një peticion që do t’ia dërgojnë qeverisë. Ata kërkojnë që të nisë ndërtimi i 5 pallateve të tyre që u dëmtuan nga tërmeti.

“3 vjet u desh që të merrej vendimi për shembjen e pallateve. Nuk po shemben ende pa kur do fillojë rindërtimi. “

“Bashkia i di detyrat. Na u vu njoftim dy muaj më parë të nxirrnim plaçkat  nxorëm copë-copë. Plaçkat do prishen po paktën të marrim shtëpinë.”

“I kërkojmë këshillit bashkiak për ta ekzekutuar vendimin e prishjes.”

Këta banorë që pas rënies së tërmetit në nëntor të 2019 marrin bonus qiraje dhe janë larguar nga apartamentet. Së fundmi po përballen dhe me pronarët e banesave të cilët duan t’i nxjerrin nga apartamentet.

“Na kanë vënë njoftime që të dalim nga banesat me qira se ju duhen për plazh se ne 200 mijë ju japim ku të gjemë 400 mijë.

“Jemi me qira po duan të na i rrisin dhe të na nxjerrin jashtë.”/abcnews.al/