Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vaun e Dejës. Kjo pasi ai ka kundërshtuar blutë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat.
“Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi K. K., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al