U zhvatën paratë një taksisti dhe një punonjësi në karburant/ Arrestohet 23-vjeçarja në Kurbin, në kërkim 29-vjeçari

schedule09:18 - 13 Qershor, 2025

schedule 09:18 - 13 Qershor, 2025

23-vjeçarja, Flogerta Koçi, është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhjen e dy personave. Kjo shtetase dhe bashkëpunëtori i saj, 29-vjeçari Emiljan Nikolli, aktualisht në kërkim, me precedent të theksuar për vjedhje, kanë vjedhur paratë e një taksisti dhe të një punonjësi në një karburant, duke i kërcënuar me armë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të 2 shtetasve, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit “Couple”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të këtyre rasteve, konkretisht shtetasen F. K., 23 vjeçe, banuese në Krujë.

Nga këto veprime dyshohet se 23-vjeçarja dhe shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më datë 30.05.2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash, drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere shtetasja F. K., duke e kanosur me armë.

Më datë 10.05.2025, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore”, njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!