Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në liqenin e Fierzës në afërsi të fshatit Bushat të Kukësit.
Burime bëjnë me dije për ABC se dyshohet se bëhet fjalë për peshkatarin nga Dibra Tofik Xhika, 50-vjeç i cili u zhduk më 26 dhjetor të vitit të kaluar.
Ai është gjetur nga familjarët e vetë 50-vjeçarit të cilët prej një muaji kanë shkuar duke kërkuar çdo ditë me varka për të afërmin e tyre.
Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Tiranës. /abcnews.al