E vranë pasi festoi fitoren e Shqipërisë ndaj Greqisë, familja e Gramoz Palushit thyen heshtjen pas kaq vitesh

schedule09:23 - 7 Shtator, 2020

schedule 09:23 - 7 Shtator, 2020

Ishte viti 2004, kur 20-vjeçari shqiptar, Gramoz Palushi u vra në Greqi nga një shtetas greko-amerikan se po festonte fitoren e Kombëtares tonë përballë asaj greke. Për herë të parë pas kaq vitesh, familja e tij ka pranuar të rrëfejë ekskluzivisht për “Abc-në e mëngjesit” jetën e tyre pas këtij momenti.

“Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër. Shkova fillova punën dhe kur vjen një mik dhe tha na kanë vrarë Gramozin grekët. E kanë vrarë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët tek spitali. Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur. Pasi e kanë futur brenda nuk dihet. Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gjak, i ka ardhur shpirti por e vërteta nuk dihet.”, rrëfeu i ati.

Por, përpos humbjes së djalit të tyre, për familjen Palushi nisi një kalvar tjetër, premtimi për të mos humbur gjakun e tij u nëpërkëmb për vite me rradhë. “Këto organizmat e kanë shpallur me 24 dhjetor të 2004-ës, mirëpo Komiteti i Vlerësimit të Figurave nuk e dha. E shpallën dëshmor në vitin 2015, dhe i kanë vendosur një 70 mijë lekësh.”, shtoi ai. xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!