U vra nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit! Kush është “qorri”, një ditë më parë plagosi të vëllanë

schedule23:40 - 22 Shtator, 2020

schedule 23:40 - 22 Shtator, 2020

Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri” është personi që u vra sonte nga policia në “Lagjen e Trimave” në Prizren, pasi fillimisht rezistoi arrestimin duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të policëve.

Uniformat blu në vetëmbrojtje iu kundërpërgjigjën me armë zjarri dhe për pasojë Shala ndërroi jetë. Policia njoftoi se ai po kërkohej për veprën penale “Tentim vrasje”, ndërsa raportohet se viktima Besnik Shala, dyshohet se ditë më parë kishte plagosur vëllanë e tij.

Emri i viktimës lidhet të paktën me tre vepra të tjera penale. Sipas mediave kosovare ai dyshohet se në të kaluarën ka kryer veprat penale, “Vjedhje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

Persona të afërt me viktimën thanë se ai ishte predikues i fesë islame. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se Shala ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore./mv. abcnews.al