U vetëplagos me armë gjahu, ndërron jetë i moshuari në Lushnje

schedule07:51 - 28 Janar, 2022

schedule 07:51 - 28 Janar, 2022

Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes. Mësohet se rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç. Ai është dërguar në spitalin e Lushnjes, por më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Lushnjë – Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/