Flamuri ukrainas, i cili u valvit për javë të tëra në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol do të jetë pjesë e Muzeut Kombëtar të Ukrainës, sipas la repubblica.
Flamuri u dorëzua nga shefi i inteligjencës Kyrylo Budanov dhe disa luftëtarë nga Mariupoli në një ngjarje ku morën pjesë disa nga gratë e ushtarëve të Azovstal, aktualisht të burgosur të rusëve.
“Këto gra të guximshme rrezatojnë forcë të jashtëzakonshme të shpirtit dhe qëndrueshmëri. Ata janë plot frymëzim dhe besim, ata po luftojnë dhe do të luftojnë për heronjtë e tyre”, tha Budanov.
Ekspozita u mbajt në Muzeun Kombëtar të Historisë të Ukrainës në Luftën e Dytë Botërore.
/abcnews.al


