Për herë të parë, në më shumë se 120 vjet histori, “Harkëtarët” e Ajax u eleminuan nga një ekip amator nga Kupa e Holandës, KNVB Bekker, teksa mbrëmjen e së enjtes, që sapo lamë pas u mundën nga “amatorët” e USV Hercules, me rezultatin e ngushtë 3 me 2.
Ajax do të rimbursojë paratë e shpenzuara nga tifozët për biletat për ndeshjen kundër USV Hercules, të cilën gjigantët e Amsterdamit e humbën duke u eliminuar papritur nga Kupa e Holandës.
“Ishte një dështim i madh nga ana e ekipit dhe klubi ndan dhimbjen e kësaj ndeshjeje me tifozët. Na vjen turp”,- thuhet në një shënim të dërguar nga Ajax për tifozët që kanë udhëtuar drejt Utrecht për të parë skuadrën e eliminuar nga gara nga një ekip amator, që luan në kategorinë e 4-t të futbollit holandez. /i.m /abcnews.al