U tha se u shënua viktima e pestë, Ministria e Shëndetësisë njoftim të dytë

schedule11:24 - 23 Mars, 2020

schedule 11:24 - 23 Mars, 2020

Ministria e shëndetësisë në një njoftim rreth 1 orë më parë njoftoi se kishte ndërruar jetë viktima e 5-të në Shqipëri. Por në një njoftim të dytë nga infektivi mjekët kanë raportuar se në fakt 61 vjeçari ka pësuar vdekje klinike dhe se stafi mjekësor po bën të pamundurën për ta rikthyer në jetë.

Ministria e Shëndetësisë:

“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!

Pas pak mjekët në një prononcim”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i 1 ore më parë:

“Ministria e Shëndetësisë/Zyrtare

COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 61-vjeçar, viktima e 5 me COVID-19

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”./abcnews.al