U tha se u bë nënë e një djali, detaji në foton e Aurela Hoxhës tregon të kundërtën

schedule19:06 - 24 Qershor, 2021

schedule 19:06 - 24 Qershor, 2021

Para pak ditësh u zbulua se Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë me një djalë. Mirëpo një detaj i ri i ka konfuzuar që të gjithë.

Modelja ka postuar një foto në Instagram në rrugët e Spanjës, të cilën e ka shoqëruar me emojin e një lule rozë, bebe ëngjëll dhe një zemër të bardhë. Në këtë mënyrë, Aurela ka ngritur dyshime se mund të jetë nënë e një vajze. Megjithatë e vërteta nuk dihet plotësisht, derisa modelja ta konfirmojë.

Kujtojmë që në media u tha se Aurela e ka mbajtur të fshehtë lajmin e ëmbël, pasi është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë. Ka qenë një sugjerim i avokates të saj që ajo mos të publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i shkaktojnë probleme./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)