U tha se ishte shtatzënë, Eleni Foureira lë pa fjalë me fotot e fundit

schedule20:20 - 23 Korrik, 2022

schedule 20:20 - 23 Korrik, 2022

Në orët e fundit këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira anuloi fillimisht paraqitjen e saj në Qipro dhe më pas turneun veror, për arsye shëndetësore, duke i shqetësuar fansat e saj.

Pas këtyre lajmeve, nuk kanë munguar aludimet se këngëtarja e famshme mund të jetë shtatzënë.

Megjithëtë, këtyre zërave ajo i është përgjigjur në mënyrën më “të nxehtë” të mundshme.

Pasditen e së shtunës ajo ka postuar foto në llogarinë e saj në Instagram, ku pozon me rroba banje dhe tregon trupin e saj në formë.

“Duke shijuar pamjen”, ka shkruar Eleni Foureira në mbishkrimin e postimit të saj, pa bërë asnjë koment tjetër.