U takuan te “Gjiri i Arushës”, si i vëzhgoi dhe kapi Guardia di Finanza tre shqiptarët dhe dy ukrainasit

schedule14:00 - 8 Gusht, 2022

schedule 14:00 - 8 Gusht, 2022

Guardia di Finanza dhe Policisë së Vlorës, kanë bërë të mundur kapjen e 992 kg marijuanë, ndërsa kanë arrestuar 5 persona, konkretisht 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas.

Mësohet se shkëmbimi është bërë me tre skafe në një velierë që i priste në det. Pasi është ngarkuar në velierë ka ndërhyrë Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e trafikantëve. I gjithë aksioni është zhvilluar në Gjirin e Arushës, Veliera më pas është nisur drejt Italisë, por nuk ka mbërritur në destinacion pasi është kapur në ujërat e bregdetit italian nga Guardia di Finanza.

Gjatë operacionit anti drogë të zhvilluar nga Policia e Vlorës dhe Guardia di Finanzia u arrestuan 5 persona, tre shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërsa një u shpall në kërkim.

Në pranga kanë rënë: Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.

Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

/abcnews.al/