U spërkatën me lëndë djegëse, pamje të Benzit dhe furgonit të shkrumbuar në Vlorë

schedule23:02 - 7 Prill, 2022

schedule 23:02 - 7 Prill, 2022

Një nga makinat e djegura në Vlorë është Benz dhe siç shihet nga pamjet është shkrumbuar totalisht.

Makina tjetër e djegur është një furgon me tagra greke. Të dy makinat kanë qenë të parkuara në lagje dhe dyshohet se janë spërkatur me lëndë djegëse. Policia ka rrethuar zonën.

Pronar i furgonit është Viktor Koreta kurse i Benzit është V.Çobo.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!