U shpall fitues mes shumë konkurrentëve lirik në Itali, Xhieldo Hyseni: Publiku më do nga “Alar Band”

schedule09:50 - 11 Janar, 2023

schedule 09:50 - 11 Janar, 2023

Artisti i Teatrit të Operës dhe Baletit, Xhieldo Hyseni, është shpallur fitues në konkursin prestigjioz për këngëtarët e rinj lirik “AsLiCo”, të zhvilluar nga “Teatri Social i Como-s”, në Itali. 27-vjeçari arriti të rrëmbente në finalen që u mbajt të dielën e 8 janarit, mes shumë konkurrentëve, rolin e Salastros për veprën operistike të Mozart-it “Flauti magjik”, për ta interpretuar atë në teatrot e Lombardisë.

Mirëpo, për të gjithë publikun, Xhieldo njihet si solisti i grupit Alar Band, këngët e të cilët dëgjohen nga çdo moshë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se si u krijua grupi i njohur dhe si u bë kaq i veçantë për publikun. Xhieldo theksoi se gjithçka ndodhi rastësisht, pasi ishin në të njëjtën shkollë muzike.

Ne si grup kemi lindur nga shkolla e muzikës në Elbasan “Onufri”. Atje ku ne studionim për veglat përkatëse dhe unë për kanto. Edhe atje na lindi ideja pse jo mos të bëjmë një grup. Se Elbasani në atë moment kur ne u krijuam nuk kishte grup. Kështu nisëm rrugëtimin si grup, për të vazhduar më pas. Në fakt stili ishte një rastësi. Se në fillim në këngën e parë që ne kemi bërë ishte si të përshtashnim violinën me firzamonikën sepse ne këto kishim në grup. Edhe më pas e kuptuam se si mund të shkonim drejt një rryme edhe pak e veçantë këtu në Shqipëri”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!