“U shkatërrova nga nervat, të të kisha në shtëpi…”, Greta Koçi i bën një tjetër rreng së ëmës

schedule21:43 - 21 Prill, 2022

schedule 21:43 - 21 Prill, 2022

Për 1 Prill, Greta Koçi i bëri një rreng nënës së saj.Teksa fliste me kamera, këngëtarja i thoshte së ëmës se kishte marrë një qen pitbull. Kjo e fundit reagoi e revoltuar ndërsa thoshte:“Po për ça e doje? Për ça e doje që mos të vija unë aty se me qentë ti e di që nuk i duroj dot”.

Megjithatë, ky rreng e ka mërzitur shumë. Duke rikujtuar këtë moment, Greta i ka bërë rrengun e radhës, e cila pa e ditur se po xhirohet thotë: “U mërzita the, unë u shkatërrova nga nervat, të kisha në shtëpi ta tregoja qejfin”. Më pas, ajo e kupton se po xhirohet dhe thotë: “Se mos po bën video prapë se të griva”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)

Ndërsa motra e saj, Eni ka komentuar: “Sa perla të @ditakoci2021 kam unë në telefon ehaaa. Meqë e hape lojën Greta, si thua ta vazhdoj unë me mrekullitë që kam në arkiv?”/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!