U shkarkua nga KPA, Besnik Muçi: Nuk njoh vendimin, qendroj anëtar i Gjykatës Kushtetuese

schedule12:34 - 21 Nëntor, 2019

schedule 12:34 - 21 Nëntor, 2019

Besnik Muçi dha sqarimet e tij për mediat menjëherë pas vendimit të KPA për shkarkimin e tij nga detyra.

Muçi mes të tjerash rrëfeu “mëkatet” siç tha ai, ndërsa theksoi se KPA nuk ka kompetencë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk e njeh këtë vendim.

Unë e kam thënë jam bërë prokuror vetë, kam konkuruar dhe kam ushtruar profesionin për 17 vite duke respektuar ligjin. Mëkati i vetëm që bëra para 2 vitesh, të nderuar të gjithë ata zotërinj janë marrë me analizën e rastit tim, mëkati i vetëm është se aplikova për anëtar të gjykatës Kushtetuese. Mëkatin tjetër e bëri Dvorani, më listoi të tretin në listë, mëkatin e katërt e bëri Presidenti që më emëroi anëtar të Kushtetuese. Tani ku qendron problemi im në këtë situatë, çfarë mund të bëj një prokuror, që ka punuar për vendin e tij dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar në mënyrë maksimale të gjitha procedurat.

Unë tani po përpiqem të analizoj vendimin e KPA. Vendimi nuk afekton funskionin tim si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Kolegji nuk mund ti shtrijë kompetencat në Gjykatën Kushtetuese. Që do të thotë, se në momentin që unë kam bërë betimin te Presidenti e kam humbur statusin e prokurorit. Kolegji nuk ka pasur kompetencë për çështjen time. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror unë nuk jam më subjekt, KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Muçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!