VLORË– Një turist polak është rrëzuar në “Kanionet e Gjipesë”. Ai ka mbetur i bllokuar për disa orë pasi kishte pësuar frakturë në një këmbë. Turisti është gjetur dhe po punohet për ta nxjerrë pasi terreni është shumë i vështirë.
“Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë”, njofton policia.
Në drejtim të tij është nisur edhe një mjet i Urgjencës Mjekësore. Gjithashtu kanë shkuar forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë.
/abcnews.al