U rrahën kolegun, taksistët e Vlorës ngrihen në protestë

schedule14:29 - 12 Korrik, 2018

schedule 14:29 - 12 Korrik, 2018

Një ditë pasi në Vlorë një taksit u dhunua, kolegët e tij në këtë qytet u ngritën në protestë para bashkisë.

Ata kërkuan që bashkia të largojë taksitë e palicensuara që jo vetëm po ndikojnë për një konkurrencë të pandershme, por edhe po kthehen në burim konfliktesh.

Në të njëjtën kohë, ata i kërkuan ndihmë policisë. Drejtuesit e Bashkisë dhe ato të policisë në Vlorë gjatë kësaj proteste pritën në takim përfaqësuesin e shoqatës së taksistëve.

Ata garantuan se do të mbështesin taksistët e licensuar dhe do t’u japin zgjidhje kërkesave të tyre. Dy ditë më parë në qytetin e Vlorës një taksist përfundoi i rrahur në spital për shkak të parkimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!