U rrah dhe u mbajt në frigorifer derisa vdiq, mediat zbardhin detaje tronditëse nga vrasja e shqiptarit në burgun grek

schedule16:29 - 23 Shtator, 2021

schedule 16:29 - 23 Shtator, 2021

Vdekja e Ilia Karelit, shqiptarit që u vra në burgjet greke 7 vite më parë është risjellë sërish në vëmendje. Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme foto nga vendi ku ndodhi ngjarja si dhe të korridoreve të burgut kur Kareli po dërgohej në dhomat e torturës.

Në lidhje me këtë çështje u çuan për gjykim 14 persona. Gjyqi i thirrur në vitin 2016 u shty dhe më pas 6 prej tyre u dënuan me 5 vite burg, tre të tjerë deri në 6 vite burg, ndërsa gardiani dhe një prej rojeve u dënuan me 7 vite burg.

Detajet rrëqethëse janë risjellë sot nga Prothothema,gr. Dosja e kësaj çështje paraqet arsyen e vendimit për burgosjen e zyrtarëve të burgjeve.

97 minuta në atë që cilësohej si “frigoriferi” i burgut torturuan deri në vdekje Ilia Karelin në atë kohë 42-vjeç. Ai mundi të mbijetonte më pas se 7 orë e gjjysmë. Kareli u dërgua në këtë dhomë në orën 15:40 dhe u gjet i vdekur në 23:15, ndërsa nuk përjashtohet që ai të ketë vdekur më herët se në orën kur u gjet i pajetë.

Kareli më herët ishte dhunuar. Ai u dërgua në qelinë e tij deri në atë pikë sa mezi qëndronte në këmbë.

Dyshohet se revoltimi i gardianëve të burgut erdhi pas vrasjes së kolegut të tyre disa ditë para ngjarjes në burgun e Malandrinos, në një moment tensioni për refuzimin e lejes. Kareli kishte qëlluar me thikë George Tsironis duke i shkaktuar plagë të shumta e për pasojë ai ndërroi jetë . m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!