U rinovua kontrata automatikisht pasi u aktivizua me Cagliari, Juve e zyrtarizon Cuadrado

schedule13:15 - 15 Prill, 2022

schedule 13:15 - 15 Prill, 2022

Juan Cuadrado do të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e Juventusit, pasi u rinovua kontrata automatikisht pasi kolumbiani u aktivizua nga Cagliarit në Seria A.

Vetëm sot “Zonja e Vjetër” ka bërë njoftimin zyrtarë për zgjatjen e bashkëpunimit mes palëve, ku Cuadrado do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e bardhezinjëve deri më 30 qershor 2023.

 “Cuadrado është një anësor, një mbrojtës i krahut dhe një mesfushor. Ai është zemër dhe pasion. Ai është teknikë dhe imagjinatë. Impulsi i tij krijues e ka çuar atë të shënojë 24 gola dhe të japë 53 asistime që kur iu bashkua Juventusit.

Vetëm sezonin e shkuar ai dha 10 asistime në Serie A, 17 në të gjitha garat, një rekord nga një mbrojtës,  Duke folur për asistimet, që nga ardhja e tij te Juventusi askush nuk e ka dhënë topin e fundit aq shpesh sa ai.

Për më tepër, sezonin aktual, ai tashmë e ka gjetur golin pesë herë, duke barazuar rekordin personal të regjistruar në sezonet 2015/16 dhe 2017/18. Juan është unik, i pazëvendësueshëm. Dhe është e mrekullueshme që po qëndrojmë së bashku, Panita”, shkruan Juventusi në deklaratën e bërë në ëebin zyrtar.


/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!