U raportua si shpërthimi i një bombole gazi, por dyshohet për lëndë plasëse, detaje të reja nga ngjarja në Selenicës

schedule10:41 - 1 Shtator, 2023

schedule 10:41 - 1 Shtator, 2023

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Selenicë të Vlorës ku si pasojë ka humbur jetën një 50 vjeçar.

Sipas policisë në fillim ngjarja është raportuar si shpërthimi i një bombole gazi në banesën e viktimës, por më pas pas hetimeve rezultoi se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të banesës së tij.

Ndërkaq grupi hetimor dhe ekspertët xhenierë,  në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, për të përcaktuar çfarë ka shpërthyer, si dhe për të përcaktuar shkakun e shpërthimit ku humbi jetën Durmish Gllucaj 50 vjeç.

LEXO EDHE: Shpërthimi i lëndës plasëse në fshatin Gjorm të Vlorës, flasin fqinjët e 50-vjeçarit

“:Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, sipas të cilit, një shtetas njoftoi sallën operative të DVP Vlorë, se në banesën e fqinjit të tij, shtetasit Durmish Gllucaj, kishte shpërthyer një bombol gazi dhe si pasojë e shpërthimit, shtetasi Durmish Gllucaj humbi jetën, gjatë rrugës për në spital, ju informojmë se:

Nga veprimet  paraprake hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezulton se vendi i kësaj ngjarjeje nuk është brenda  banesës së shtetasit Durmish Gllucaj, por në territorin e jashtëm të banesës së këtij shtetasi.

Grupi hetimor dhe ekspertët xhenierë,  në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, për të përcaktuar çfarë ka shpërthyer, si dhe për të përcaktuar shkakun e shpërthimit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!