Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U qëllua nga rusët, prifti ukrainas që dha frymën e fundit duke luftuar si vullnetar

schedule10:37 - 25 Mars, 2022

schedule 10:37 - 25 Mars, 2022

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova njoftoi sot vendi është në proces të dokumentimit të mijëra rasteve që besohet se shkelin Kodin Penal në lidhje me krimet e luftës. Deri më 24 mars janë regjistruar 2472 raste që kanë mbërritur në zyrën e saj, thuhet në raportin e BBC.

Dëshmi tronditëse vinë nga vija e frontit të luftës

Disa ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, pasditen e 5 marsit, Rostyslav Dudarenko, prifti i fshatit Yasnohorodka, ishte në një pikë kontrolli. Roli i tij ishte të kontrollonte automjetet që afroheshin. Por si të gjithë priftërinjtë ushtarakë, ai ishte gjithashtu atje për t’i ofruar mbështetje morale grupit dhe ishte i veshur me rroba civile.



Një grup vullnetarësh, fqinjë dhe miq nga fshati i vogël Yasnohorodka, 40 km në perëndim të Kievit, kishin zënë pozicione në një pikë kontrolli që ruante hyrjen e komunitetit. Luftimet midis forcave ruse dhe ukrainase zhvilloheshin ndërkohë.

Nuk është e mundur të thuhet saktësisht se çfarë ndodhi, por një i mbijetuar i sulmit, Yukhym (jo emri i tij i vërtetë), i tha BBC-së se ai po drejtonte postbllokun me Dudarenkon me dhjetëra të tjerë, kur mësuan se tre tanke ruse kishin kaluar kufirin në fshat. Ai thotë se grupi vendosi të fshihej në pyll, gati për t’u përballur me ta nëse do të ishte e nevojshme.

Ndërsa iu afruan pikës së kontrollit, trupat ruse filluan të qëllojnë “në të gjitha drejtimet”, tha Yukhym për BBC.

Ai thekson se më pas kanë qëlluar në drejtimin ku ndodhej prifti dhe nga këndvështrimi i tij në atë moment duket se e kanë synuar drejtpërdrejt. “Kjo është e vërtetë. Ai bëri vetëm dy hapa dhe u vra”.

Yukhym, i cili u qëllua dhe u plagos në sulm, beson se të gjithë do të ishin vrarë nëse forcat e armatosura ukrainase nuk do të kishin mbërritur deri atëherë për të zmbrapsur forcat ruse. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!