Detaje të reja bëhen me dije nga plagosja me armë zjarri që ndodhi këtë pasdite në qytetin e Peshkopisë.
Lexo edhe: Plagosje me armë zjarri në Peshkopi, arrestohet autori
Besnik Selxhaferi, 46 vjeç, plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Agron Delishi, pas një konflikti për motive të dobëta.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar me helikopter drejt Tiranës,ndërsa siç u njoftua më herët, autori u shoqërua për në komisariat,
“Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.
Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. /abcnews.al