Kuçovë-Rreth orës 19:30, shtetasi Admir Bejo., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi Admir Bejo dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
/abcnews.al/