Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Gjegjan të Pukës, ku një 11-vjeçar është plagosur në këmbë me armë nga një 11-vjeçar.
Burimet për Abc bëjnë me dije se plagosja ka qenë aksidentale, ndërkohë që policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë.
11-vjeçari është shoqëruar fillimisht në spitalin e Pukës, por për shkak të plagës së marrë ai po transportohet me helikopter drejt Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar.
Sipas burimeve nga policia e Pukës 11-vjeçari me inicialet A.N dyshohet se është qëlluar nga një arme zjarri pistolete nga një 17 vjeçar. Policia ka nisur hetimin. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Dom të njësisë Administrative Gjegjan të Pukës
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
/Abcnews.al/