“U përsërit skenari i Klodian Rashës”, Berisha: Lear Kurtit i vendosën qesen me “të bardhë” në stomak

schedule12:31 - 21 Tetor, 2022

schedule 12:31 - 21 Tetor, 2022

Kreu i PD, Sali berisha ka reaguar sërish për vdekjen e të riut Lear Kurti, pasi u shoqërua nga policia.

Berisha tha në konferencën e përjavshme me gazetarët se qeseja me kokainë i është vendosur Kurtit në stomak, ashtu siç u bë në rastin e Klodian Rashës, kur u vendos një armë pranë vendit të ngjarjes.

“Një grup kriminal u krijua në këtë rast, se si e si të vrasim për së dyti Lear Kurtin. U përsërit skenari i Klodian Rashës. Atëherë Ardi Veliu njoftoi se në një pellg u gjet një revole. Dje ai njoftoi se në stomak u gjet një qese plastike me kokainë. Iu vendos një qese me kokainë njësoj si revolja në pellg. Çfarë e shtyu Ardi Veliun dhe Çuçin në një akt shpellor mafioz autopsie, dezinformimesh. Ishte epileptik, vuante nga kjo, përdorte këtë. Ku shkuan kamerat?
Patrullat e sotme janë të mbushura me individë të droguar. Kam dyshime se këto i bëjnë policë të droguar dhe jo normalë.
Nëse ai nuk është një rrezik, nuk po kryen një vepër në flagrancë, ata kamerat aty i kanë, në këtë mënyrë çdo natë patrulla mund të takojë të rinj që nuk e kanë kartën e identitetit me vete, ose tremben dhe ia mbathin, po kjo do të thotë t’i ndjekin që t’i vrasin? T’ua marrin shpirtin?
Qesja ka shumë shanse që është vendosur me dorë. Të kapërdish një qese është jashtë imagjinate. Duhet të kesh aty të paktën një filxhan me vaj ulliri që ta shtysh. Si kalon qesja në ezofag, këtë e di Ardi Veliu. Edhe po të jetë qesja, ajo kurrsesi nuk është vdekjeprurëse”, tha Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!