U përjashtua nga PS, por Leli shfaqet krah ministrit Peleshi në Vlorë: Po punojmë së bashku

schedule12:23 - 4 Gusht, 2021

schedule 12:23 - 4 Gusht, 2021

VLORË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është parë krah kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, teksa të dy ndodhen në Dukat për të koordinuar për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh.

Kujtojmë se Dritan Leli u përjashtuar nga PS për shkak të një përplasje që kishte me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit I kërkoi të linte mandatin e kryetarit të bashkisë dhe të dilte në fushatë. Por pavarësisht kësaj duket se situata e zjarrit I ka bashkuar socialistët të cilët sipas asaj që kanë deklaruar në media po punojnë sëbashku për të shuar flakët.

Dritan Leli: Emergjencat civile kanë qenë në krye. Si e dëgjuat nga ministri zjarrëvëniet e qëllimshme kanë kryer situata të rënda. Zjarri në Poro ka qenë i qëllimshëm. Me koordinimin e punës dhe me kërkesën e ministrit  Peleshi, ne jemi zhvendosur në zonën e  Poros, për të bërë fikjen e zjarrit. Janë organizuar forcat që janë në Bashki Forcat zjarrfikëse kanë qenë në zonën e  Pashalimanit si tha Ministri. Në këtë situatë ajo që shkakton të gjithën dhe na bën të përballemi është zjarrvëna e qëllimshme. Aty ky fillon e keqja , organet e ligjit po punojnë për këtë, por na takon të gjithëve të rrisim alarmin për këto zjarrvënie të qëllimshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!