U përfshi në një aksident, Robert Berisha tregon si është gjendja e tij shëndetësore

schedule13:25 - 1 Qershor, 2022

schedule 13:25 - 1 Qershor, 2022

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka reaguar lidhur me lajmin se u përfshi në një aksident gjatë ditës së sotme.

LEXO EDHE: VIDEO/ Aksidentohet Robert Berisha, makina e tij përplaset me kamionin

Përmes një video të publikuar në Instastory, ai ka sqaruar se ka qenë një aksident i vogël dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po më shkruani shumë për një lajm që është publikuar, një aksident, shyqyr prej Zotit asgjë nuk kam, mbrapa më ka rrokur një kamion. Ja fala, aq. Me të mira”, u shpreh Roberti.

Kujtojmë që këngëtari kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të një romance të përfolur me modelen Laureta Maçedonci./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!