Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi pak kohë më parë u përfolën për një prishje të miqësisë mes tyre. Por, dyshja së fundmi ka treguar se këto spekulime nuk janë të vërteta dhe se vazhdojnë miqësinë e ngushtë me njëri-tjetrin.
Ka qenë Ermali, i cili ka thyer heshtjen duke publikuar një foto të bisedës me Elvanën. Ai ka publikuar foto të mesazheve në Instagram, duke shkaktuar mjaft reagime tek ndjekësit. “Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty”, thuhet në mesazhin e këngëtares drejtuar Ermalit.
View this post on Instagram
SKANDAL!!! ZBULOHET BISEDA…Ja pra miq… Ja bullizmi i @elvanagjataaaa në mesazhet private.
Aktori postoi bisedën me përshkrimin: “Skandal! Zbulohet biseda…Ja pra miq… Ja bullizmi i Elvana Gjatës në mesazhet private.”Prishja e miqësisë me ish-partneren në filmin “Dy Gisht Mjaltë” u përfol shumë për shkak të mungesës së saj në premierën e filmit më të ri të tij “I Live Tropoja”. /abcnews.al


