Elvana Gjata duket se është tërhequr për pak kohë nga skena muzikore, ndërsa nuk ka qenë aktive as në rrjete sociale. Ditët e fundit, Elvana është rikthyer në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit disa foto, ku shfaqet mjaft sensuale me një look të viteve ’90.
Por, duket se ky rikthim i Elvanës ka një qëllim. Këngëtarja teksa po postuar disa foto, shihet duke mbajtur një pankartë në duar: “Vajzat”, bashkëngjitur së cilës ka përcjellë dhe një mesazh domëthënës.
“Kur edukojmë vajzat, kemi edukuar një komb“, shkruan Elvana, duke iu bashkuar fushatës së ndërgjegjësimit për të drejtat e femrave pas skandalit të abuzimit të 15-vjeçares në një shkollë në Babrru.
Gjithashtu edhe para dy ditësh, këngëtarja postoi disa foto, me disa pankarta që mbante në duar “Askush nuk mundet të ta mbyllë gojën“. /abcnews.al
View this post on Instagram


