U përfol për shtyrje, merret vendimi zyrtar për Superkupën e Italisë

schedule17:32 - 1 Janar, 2022

schedule 17:32 - 1 Janar, 2022

Ditën e djeshme në Itali u përfol për një shtyrje të ndeshjes mes Interit dhe Juventusit, të vlefshme për finalen e Superkupës.

Pas vendimit për uljen e numrit të tifozëve në stadiume me 50% të kapaciteteit dhe situatës së vështirë, të krijuar nga Covid-19, dy klubet kishin rënë dakord për të shtyrë ndeshjen për një datë tjetër dhe jo më 12 janar siç ishte planifikuar.

Megjithatë në një vendim të marrë nga Federata Italiane, thuhet se ndeshja nuk do të shtyhet, por do të luhet ashtu siç ishte planifikuar, më 12 janar të 2022.