Vlorë – Një “fuoristradë”, pa targa është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një zonë të pyllëzuar në Vlorë.
Siç raporton policia, kjo makinë është shkrumbuar nga flakët rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.
Ende nuk dihen shkaqet e djegies së kësaj makine. Kujtojmë se shpesh herë kemi parë që pas ngjarjeve kriminale makinat pa targa ose targa të vjedhura digjen nga autorët. Megjithatë lidhur me këtë makinë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit. /abcnews.al/