Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kanë shtuar kontrollet për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.
Bëhet me dije se dy shtetas kinezë janë arrestuar pasi paraqitën pasaporta false të Koresë së Jugut.
Gjithashtu sekuestrohen 2 pasaportat kineze që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrollit fizik, dhe 2 pasaportat false.
Saakq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.