U nxeh me pronarin, punonjësja i vë zjarrin fabrikës së vajit

schedule14:56 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 14:56 - 10 Dhjetor, 2021

Një zjarr i madh bëri shkrumb e hi një fabrikë të madhe vaji në qytetin Prapakorn të Tajlandës. Forcat zjarrfikëse e patën të pamundur që të shuanin flakët nisur edhe nga fakti që lënda që digjej ishte pikërisht vaj.

Pas hetimeve, policia zbuloi se zjarri ishte vënë nga një punonjëse e fabrikës. Në dëshminë e saj, punonjësja u shpreh se kishte vënë zjarrin vendit të punës pas pronari sillej shumë keq me të.

“Ai më fyente dhe ulërinte përherë. Punoj prej 9 vitesh këtu dhe ai më ka shkaktuar stres çdo ditë”, tha ajo para policëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!