Koreja e Jugut është duke mbyllur të gjitha shkollat e kopshtet në zonën më të madhe të Seulit. Lëvizja vjen si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.
Zhvillimi i mësimit në mënyrë virtuale do të vijojë deri më 11 shtator, njoftoi Ministria e Arsimit në vend.
Të gjithë nxënësit tani do të mësojnë nga shtëpia, me përjashtim të gjimnazistëve të cilëve u duhet bëjnë provimin pranues për në universitete në dhjetor, shkruan abcnews.al
Kjo është një goditje për vendin që është vlerësuar dhe marrë si shembull për mënyrën sesi arriti ta përmbante përhapjen e virusit në fillim të pandemisë.
Ndërsa rastet me Covid-19 nisën të uleshin nga maji, nxënësit në Korenë e Jugut iu kthyen klasave.
Por afro 200 staf dhe nxënës janë infektuar në zonën më të madhe të Seulit gjatë dy javëve të fundit.
Koreja e Jugut ka raportuar 310 vdekje dhe 17.945 raste që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. /abcnews.al/