Pas presidentit turk, Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu i bëri thirrje Greqisë për çmilitarizim të ishujve të Egjeut duke thënë se Ankaraja do të marra masat të nevojshme ndërsa Greqia shton pajisjet luftarake në ishuj.
Ai tha se transferimi i automjeteve të blinduara amerikane në ishujt e çmilitarizuar Lesvos dhe Samos është “pika e fundit që mbushi kupën” dhe se kjo do të thotë se Turqia do të vazhdojë me kundërpërgjigjet.
Lexo edhe: Erdogani ngre tonet ndaj Greqisë: Çmilitarizoni ishujt tani, nuk do të qëndrojmë duarkryq
“Transferimi i automjeteve të blinduara amerikane në ishujt e çmilitarizuar të Lesvos dhe Samos ishte “kapa e fundit”. Reagimet tona ndaj sfidave greke do të jenë të vazhdueshme. Ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm derisa Greqia të pajis ishujt ”, tha ministri i Jashtëm turk./abcnews.al/