I la në degradim, tani i dha me koncesion, bashkia Durrës: U dëmtuan 4 varre! PD e çon në KQZ

schedule19:58 - 5 Shkurt, 2021

schedule 19:58 - 5 Shkurt, 2021

Disa ditë më parë dega e PD-së në Durrës denoncoi se bashkia po përgatit dhënien me koncesion të shërbimit dhe mirëmbajtjes së varrezave. Ferdinand Xhaferri akuzoi se këtë koncension e fiton Luan Zaza, kreu i Partisë Socialiste Durrës.

Ndërkohë që nga bashkia e qytetit bregdetar për ta aktualizuar situatën me justifikimin e nevojës së dhënies me koncesion të varrezave, që po lihen të degradojnë, u njoftua se 4 varre janë dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga reshjet e shiut që ranë ditët e fundit.

Por nuk mbyllet me kaq, pasi NSHK Durrës (Njësia e Shërbimeve Komunale) ka publikuar edhe emrat e personave të vdekur, varret e të cilëve janë dëmtuar.

“NSHK Durrës ka konstatuar dëmtimin e katër varreve si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga reshjet e dendura të para disa ditëve. Këto varre janë tek varrezat e vjetra, krahu i majtë në hyrje. Grupi i punës identifikoi emrat të cilët janë:

  1. V. T. – varrosur më 14.4.1996
  2. P. G. – 1996
  3. Gj. K. – 11.4. 1998
  4. N. Z.- 26.4. 1996

Njoftohen familjarët e të ndjerëve që të paraqiten pranë zyrave të NSHK Durrës sektori funeral, pasi për shkak të terrenit të dëmtuar dhe rrëshqitjes masive të dheut pranë këtyre varreve, duhet të bëhet zhvendosja dhe rivarrimi i tyre në varrezat e reja, brenda 15 ditëve sipas ligjit në fuqi për varrimet” mbyllet njoftimi bashkisë.

Ferdinand Xhaferri nuk u mjaftua vetëm me denoncimin por e dërgoi dosjen në KQZ, pasi akuzon se koncesioni po jepet në një periudhë të ndaluar kohore, që është para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Partia Demokratike Dega Durres ka konstatuar se fundmi se Bashkia Durres ka shkelur nenin 91, pika 4, te Kodit Zgjedhor si dhe parashikimet e Vendimit Nr. 9 te Komisionit Rregullator prane KQZ-se.

Konkretisht pak dite me pare Bashkia Durres ka paraqitur per miratim prane Keshillit Bashkiak, Projekt Vendimin me objekt “Per ndryshimin dhe shtesa ne VKB nr. 599, dt. 11/03/2019 te Keshillit Bashkiak, “Per miratimin e perdorimit te fondit vjetor prej 8.800.000 leke per prokurimin e sipermarrjes private te sherbimit te mirmbajtjes dhe ruajtjes se varrezave publike te qytetit te Durresit”.

Ky Vendim eshte tashme miratuar nga Keshilli Bashkiak Durres.

Nepermjet ketij vendimi, Keshilli Bashkiak autorizon administraten e Bashkise Durres te vijoj me prokurimin e fondit limit prej 37.600.000 leke per cdo vit kalendarik.

Nje sherbim i cili kryhej nga Bashkia e Durresit, vendoset ti kalohet privatit, ne nje periudhe kohore te ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Nga teksti i vendimit mund te konkludohet edhe me qarte ne lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana jone. Vendimi percakton kritere financiare, organizative, direkt te ekzekutueshme per administraten e Bashkise Durres.

Neni 91/4 i K.Z. ndalon “propozimin” dhe/ose “miratimin” e cdo akti ligjor ose nenligjor, qe mund te sherbeje si mjet per dhenien e nje pasurie publike.

Sa siper, kerkojme nga ana e KQZ shqyrtimin e ketij kallezimi sipas parashikimeve ligjore” deklaroi Ferdinand Xhaferri./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!