U la jashtë listës së kandidatëve, Balliu: Do shembim figurën më të zezë pas Enver Hoxhës

schedule15:52 - 29 Prill, 2021

schedule 15:52 - 29 Prill, 2021

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili u la jashtë listës së kandidatëve në zgjedhjet e 25 Prillit, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale pas përfundimit të zgjedhjeve.

Ai thotë se PD është përplasur me atë që ai e quan modeli më i zi i një diktature të pashpallur. Balliu shton se ky nuk është fundi pasi sipas tij vendi është para një vazhdimi epik të luftës opozitare.

“Të dashur miq demokratë.  Sot është dita për një falenderim për të gjithë ju.  Jemi përplasur egërsisht me modelin më të zi të një diktature të pashpallur në letra por katastrofike në veprim.

Ky nuk është fundi. Jemi përpara një vazhdimi epik të luftës opozitare të një rezistence të vendosur dhe tradicionale për NE në shembjen e figurës më të zezë pas Enver Hoxhës gjatë gjithë këtyre viteve në demokraci. Detyra nuk është e thjeshtë, por fitorja jo vetëm që nuk është e pamundur por duke e pasuruar luftën tonë me aspekte të reja dhe të thella taktike dhe strategjike, ne do ta shembin diktatorin.

Natyrisht nga besimi dhe fjalët tek vepra dhe aksioni politik është një distancë që ne do ta përballojmë me heroizëm real.  Në pikëpyetje nuk është fati ynë por ai i fëmijëve tanë, fati i demokracisë dhe mbi të gjitha fati i kombit tonë”, shkruan Balliu./mv.abcnews.al