U la i vdekur në rrugë pas aksidentit, qytetarja i kërkon drejtësi për djalin kryeprokurorit në Fier

schedule11:43 - 17 Maj, 2021

schedule 11:43 - 17 Maj, 2021

Këtë të hënë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka mbërritur në Prokurorinë e Fierit.

Ndërkohë disa nga qytetarët kanë ndaluar kryeprokurorin, dhe i kanë shprehur problemet me të cilat janë përballur në Prokurorinë e Fierit, për të cilët kërkojnë zgjidhje.

Në një komunikim me gazetarët, qytetarja Dallëndysha Meta ka ngritur shqetësimin e saj para kamerave.

Ajo kërkoi drejtësi për djalin e saj Qani Metaj, i cili u përplas me makinë dhe u la në rrugë i vdekur, pasi autori u tregon nëna e viktimës, u largua nga vendi i  ngjarjes.

Dallëndyshe Metaj tregon se kanë kaluar 8 muaj dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje nga organet e drejtësisë edhe pse autori u arrestua në të njëjtën ditë kur ndodhi aksidenti.

“Unë quhem Dallëndyshe Meta, nëna e Qani Metaj i cili para 8 muajsh u shtyp brutalisht me makinë dhe u la në rrugë i vdekur pa asnjë ndihmë nga autori, i cili u kap po atë ditë. Gjithmonë më është thënë nga Prokuroria dhe avokatët se janë në procedurë e sipër.

Ndërsa i jemi drejtuar Institutit të Lartë të Drejtësisë më është thënë se për 15 ditë do marr përgjigje, por ende sot nuk më është dhënë përgjigje.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Fier-Seman, në datën 17 shtator. Ne nuk kemi mbaruar ende procedurat edhe pse në këtë rast kemi një autor. Unë kërkoj që të mbyllet si procedura, zotëria që më ka bërë dëmin të marrë dënimin që meriton. Kërkoj vetëm drejtësi, asgjë tjetër. Kjo ngjarje po lihet pas dore sepse besoj që këtu ka korrupsion”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/