Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U kthyen nga Mali i Zi, 26 shqiptarë strehohen falas në dy konvikte të Shkodrës

schedule10:02 - 23 Prill, 2020

schedule 10:02 - 23 Prill, 2020

Në zonat në afërsi të kufirit në Shkodër janë strehuar rreth 26 qytetarë shqiptarë të cilët janë kthyer nga Mali i Zi.

Siç raporton gazetari i Abc News Simon Shkreli nga Shkodra, nga këta 26 të kthyer në atdhe, 13 prej tyre janë strehuar në konviktin e shkollës së mesme në Tamarë ndërsa 13 të tjerë janë karantinuar në qytetin e Shkodrës.

Emigrantët shqiptarë janë strehuar në konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Siç raporton gazetari Shkreli, aktualisht, ajo që është e mira është se këta qytetarë nuk do paguajnë për akomodimin e tyre, duke qenë se janë vendosur në institucione shtetërore që u janë vënë në dispozicion nga Emergjencat Civile.

Shumica prej tyre raportohet të jenë nga Shkodra, ndërkohë që ka edhe nga Burreli, Pogradeci dhe rrethe të tjera. Këta janë qytetarë që kanë hyrë nga pika kufitare e Hanit të Hotit dhe shumica e tyre kanë qenë të punësuar në Mal të Zi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!