U kritikua se i merr vendimet vetë, Rama prezanton Komitetin e Ekspertëve për COVID-19

schedule11:33 - 7 Maj, 2020

schedule 11:33 - 7 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama u gjend ditën e djeshme përballë pyetjeve të gazetarit Enkel Demi në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Gjatë programit u diskutuan një sërë çështjesh sociale, ekonomike dhe politike në lidhje me mënyrën sesi po menaxhohet situata e koronavirusit në vendin tonë.

Ndër pyetjet e tjera, Rama u pyet nga gazetari Enkel Demi nëse po i merr të gjitha vendimet vetë, ashtu siç thonë shumë zëra kohëve të fundit. Ndërsa vetë kryeministri u shpreh se konsultohet rregullisht nga një komitet ekspertësh.

Ditën e djeshme Rama nuk dha emra anëtarësh, apo emrin e drejtuesit të Komitetit dhe për këtë arsye ditën e sotme ka vendosur që këta anëtarë t’i prezantojë me publikun.

Në një video-konferencë të mbajtur me anëtarët, Rama shpjegoi:

“Vendosëm të bëjmë live për publikun këtë mbledhje. Disa nuk kanë me çfarë të merren dhe merren me komitetin, kush janë, si janë, nuk i njohim, kush është kryetari i komitetit etj etj…Do dëshiroja t’ia jepja fjalën në fillim doktor Tritanit për të bërë një panoramë të përgjithshme të situatës aktuale.”

Në komunikimin virtual që po mbahet në këto momente në janë të pranishëm në bisedë, Najada Çomo, Silva Bino, Andi Koraqi, Tritan Kalo, Albana Fico. Kryeministri po ua kalon fjalën me radhë anëtarëve të komitetit ndërsa po diskutohet rreth situatas dhe masave që do të merren në vijim.

Kreu i qeverisë është akuzuar jo pak herë se po i merr të gjitha vendimet vetë, pa u konsultuar me ekspertët. Kjo është mohuar nga ai ndërsa nuk kanë munguar as kritikat për mungesën e komunikimit zyrtar dhe për dhënien e mesazheve me anë të Facebook-ut.

11:45 Bino shpall qytetet më të rrezikshme, asnjë problem në zonat e gjelbra

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino u shpreh se dy zonat më problematike janë Tirana dhe Kruja.

Sipas saj, deri më tani zonat e shpallur si të gjelbra nuk kanë shfaqur probleme sa i përket infeksionit duke mos shënuar asnjë rast.

“Aktualisht kemi 2 qytete ku kemi transmetim të virusit, Tirana dhe Kruja. Qytetet në zonat e gjelbra janë pa raste, do të vazhdojmë rritje të testimeve për të parë ku jemi deri tani”, tha Bino duke theksuar se janë trefishuar testimet.

“Kemi trefishuar numrin e testimeve, kemi një indikator që tregon 5 % pozitivitet. Dje kishim 3 % pozitivistet, është një indikacion që duhet ta rujamë. Ne po përdorim metodika të reja me gjetjen e rasteve aktive të reja. Kemi përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontakteve, duke e ritrajnuar personelin por edhe mjeket e familjes”, tha Bino.

Ndërkohë, në fjalën hyrëse kryeminstri Rama tha se është duke prezantuar Komitetin e Ekspertëve pas kritikave se i merrte vetë vendimet për koronavirusin.

11: 35 Tritan Kalo i përgjigjet shqetësimit nëse virusi do të kthehet masivisht në vjeshtë

Mjeku Tritan Kalo ka sqaruar situatën e pandemisë në të cilën ndodhet vendi. Kalo shpjegoi se nëse do të vazhdojë respektimi i masave atëherë COVID -19 do të mbetet në nivele të qëndrueshme, ndërsa shtoi se nuk do të ketë një rikthim të valës së madhe në vjeshtë.

“Si mjek infeksionist theksoj se distancimi fizik, përdorimi i maskave, higjiena individuale, ka bërë që ne të jemi në parametrat aktuale të qëndrueshme. Me hapjen graduale ajo që mua si specialist më brengos është që hapja të mos konsiderohet si shqyerje. Por njerëzit duhet ti respektojnë në vijimësi në një kohë që rreth nesh do të ketë COVID. Nëse do të vijojmë në këtë rrugë besoj se do të jemi në një situatë optiomale ku besoj do të jemi brenda kujdesit që të mos i kapërcejmë kapacitet në mënyrë që Shqipëria të mbetet në ato vende që ka mundur të menaxhojë virusin. Shtimi i rasteve do të ndodhë vetëm nëse nuk do të respektohen masat.

Nuk do të ketë ritkthim të valës së madhe në vjeshtë. Por me përzierjen e infeksioneve prezente do të kemi edhe COVID. Ndërkohë me repsektimin e masave besoj që ne do të mbajmë të njëjtin nivel duke mbetur të vlerat minimale”, tha Kalo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!