Dy adoleshentë janë vënë në pranga në Korçë pas një konflikti që patën me pronarin e një lokali. Mësohet se dy adoleshentët u konfliktuan për motive të dobëta me më pronarin e një lokali dhe më pas qëlluan edhe me armë në drejtim të biznesit të tij.
Për fat të mirë, nga të shtënat nuk pati të lënduar. Për ngjarjen, policia arrestoi Luçiano Xhiallin, 19 vjeç, banues në fshatin Moravë dhe Klajdi Latkën, 16 vjeç, banues në Korçë
Pasi ndaluan adoleshentët që ishin larguar nga vendi i ngjarjes, policia kreu kontrolle në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti dhe gjetën një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin 16-vjeçarit Latka. sb/abcnews.al/