U konfirmua president i FSHF-së, kreu i UEFA-s mesazh për Armand Dukën

schedule12:38 - 16 Mars, 2022

schedule 12:38 - 16 Mars, 2022

Armand Duka u konfirmuar një ditë më parë president i FSHF-së, ndërkohë që menjëherë për të ka ardhur edhe një email urimi nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

FSHF e ka bërë publik mesazhin e kreut të qeverisë europiane të futbollit. “I dashur Zoti President, I dashur Armand, Jam i lumtur t’ju uroj për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ju uroj më të mirat në këtë mandat të ri dhe jam besimplotë se futbolli në Shqipëri do të vazhdojë të zhvillohet. Vetë Federata Shqiptare e Futbollit është shtylla kryesore e komunitetit të futbollit dhe punon shumë për të mbajtur në qendër të vëmendjes çështje kyçe si pjesëmarrja në evenimente të rëndësishme apo zhvillimi i infrastrukturës.

Anëtarë të Komitetit HatTrick të UEFA-s, ku ju jeni edhe Zëvendës-Kryetar kanë vizituar së fundmi Shqipërinë për të parë nga afër progresin. Shumë shpejt, ju do të mirëprisni me ngrohtësi në skenë edhe futbollin europian, teksa do të luhet finalja e parë e UEFA Europa Conference League.

Armand, personalisht, do të doja t’ju falënderoja për angazhimin tuaj në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Të shprehura më sipër janë arritje shumë të veçanta për futbollin në Shqipëri, por është gjithashtu e rëndësishme të vlerësosh të gjithë punën që bëni për futbollin përtej kufijve tuaj. Juaji sinqerisht, Aleksander Ceferin”. / abcnews.al