Dy persona, Gliard Gusholli dhe Frenkli Permarkaj, 24 dhe 35 vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kapën me kokainë në automjet.
Automjeti që drejtohej nga 35 vjeçari u ndalua nga policia në rrugën “Naim Frashëri”, brenda të cilit u gjet një pako me kokainë (me peshë 24 gramë), të cilën dyshohet se këta shtetas e posedonin me qëllim shitjen në doza.
Nga verifikimet, rezultoi se 35 vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”./abcnews.al