Japoni/ Arrestohet një 46-vjeçar për vjedhjen e një ambulance

schedule09:35 - 23 Janar, 2025

schedule 09:35 - 23 Janar, 2025

Policia në Kuki, në prefekturën Saitama të Japonisë, arrestoi një 46-vjeçar me dyshimin se kishte vjedhur një ambulancë.

Sipas policisë, Hiroshi Hirata telefonoi 911 mbrëmjen e së hënës duke u ankuar për dhimbje stomaku.

Tre mjekë ndihmës ekzaminuan Hirata, i cili ishte i dehur në atë kohë, dhe përcaktuan se ai nuk kishte nevojë të shkonte në spital.

Policia tha se Hirata u zemërua dhe kërcënoi mjekët me thikë, më pas doli jashtë dhe vodhi ambulancën e tyre.

Sakaq, policia gjeti ambulancën dhe Hiratën në parkingun e një farmacie rreth 100 metra larg dhe e arrestoi në vend.

Në deklaratën e policisë thuhet se Hiratu ka thënë se kishte për qëllim që të “shkonte vetë në spital”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!