U kapën duke qarkulluar kallashnikov në automjet, në pranga 2 persona që dyshohet se do kryenin vjedhje

schedule09:21 - 4 Tetor, 2022

schedule 09:21 - 4 Tetor, 2022

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy persona që lëviznin me armë zjarri dhe që dyshohet se do të vidhnin një banesë. Njoftohet se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Parandalimi” në flagrancë u arrestuan P. L., banues në Pezë Helmës, i dënuar më parë për vjedhje dhe Gj. H., banues në Kamzë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Policia në Pezë Helmës lokalizuan automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin dy të arrestuarit dhe gjatë kontrollit të automjetit gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy krehra, veshje dhe sende të tjera.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit po përgatiteshin për të kryer vjedhje në një banesë. /abcnews.al/