Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët akuzohen për shitje dhe përdorinm të lëndëve narkotike.
Mediat italiane raportojnë se ndalimi i shqiptarëve është bërë mbrëmjen e së martës, në Savona.
Të ndaluar nga autoritetet italiane janë shtetasit me iniciale M.F., 31vjeç dhe M.A., 27 vjeç. Pas arrestimit të tyre policia ushtroi kontroll në banesën e tyre ku u bë e mundur gjetja e disa drogave, saktësisht kokainës, të gatshme për shitje, sasi të mëdha parash, që dyshohet se janë fitime nga trafikimi i paligjshëm dhe materiale të ndryshme të paketimit.
Nën akuzën e mbajtjes së drogës me qëllim trafikimin e saj shqiptarët u dërguan njëri në burgun e Genova Marassi dhe tjetri në arrest shtëpie./abcnews.al