Policia i hapi makinën dhe e gjeti plot, tiranasi arrestohet në Korçë

schedule11:34 - 7 Tetor, 2020

schedule 11:34 - 7 Tetor, 2020

Një 31-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia në Korçë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Njoftohet se B. M., banues në Laprakë, u kap nga policia, në aksin Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm.

Këtyre të fundit, ai u kishte marrë nga 200 euro me premtimin se do t’i kalonte drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. s.b/abcnews.al/