SPAK mbyll hetimin për Belerin/ Tani nis procesi gjyqësor. Beleri akuzohet për shitblerje votash

schedule09:38 - 1 Gusht, 2023

schedule 09:38 - 1 Gusht, 2023

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen ne ngarkim të Alfred Belerit te akuzuar për korrupsion aktiv. Bashkë me Belerin i pandehur është marrë edhe bashkepunetori i tij Pandeli Kokaveshi me te njejten akuze.

Beleri ndodhet në qeli që prej datës 12 maj ku akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Ai  ka kërkuar disa herë që  të lirohet nga qelia, por kërkesat e tij janë rrëzuar nga gjykatat.

Beleri akuzohet se ka dhënë 50 mijë lekë në këmbim të një vote  gjatë zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Ai u ndalua së bashku me Pandeli Kokaveshin, i cili u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërkohë njeriu i afërt i Belerit, Pandeli Kokaveshi, i vënë në pranga si bashkëpunëtor në shit-blerje të votës u lirua nga Gjykata e Apelit për arsye shëndetësore.

Ai do të ketë detyrimin për t’u paraqitur në prokurori. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, pas dhënies së 400 mijë lekëve për 8 vota shtetasit Arsen Rama që bashkëpunoi me prokurorinë. Ky i fundit përfitoi 300 euro nga Beleri për të siguruar votat./abcnews.al